Connect with us

Aktualitet

Deputeti i LVV: Perëndimi Ramën e shfrytëzon, pastaj do ta hedhin si limon i shtrydhur, ose në burg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se ndërkombëtaret po e shfrytëzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi sipas tij, është i kapur që t’i bëjë favore presidentit serb, Aleksandar Vuçicc.

Abrashi përmes një postimi në Facebook, thotë se të njëjtit do ta hedhin Ramën në rrugë, ose në burg si një limon të shtrydhur, që si hynë në punë as piktorit për një tablo me natyrë të vdekur.

“Me shumë gjasa, edhe dikush nga ndërkombëtarët po e shfrytëzon Edi Ramën meqë është i kapur që t’i bëjë favore Aleksandër Vuçiqit. Në fund, të njëjtit, do ta hedhin Ramën në rrugë ose në burg. Porsi një limon të shtrydhur, që s’i hyn në punë as piktorit për një tablo me natyrë të vdekur”- ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Advertisement