Aktualitet
“Deputeti që duam”/ Rama inkurajon të rinjtë: Mirëpresim ata që kanë kurajon e pasionin për t’i hyrë kësaj sprove
Kryeministri Edi Rama inkurajoi sot të gjithë të rinjtë e të rejat që kanë pasionin e kurajon të jenë pjesë e skuadrës PS 2021, që të aplikojnë në platformën “Deputeti që duam”.
Rama ndau një video informuese mbi hapat që duhen ndjekur për të aplikuar në platformën online https://deputetiqeduam.ps.al.
“Mirëmëngjes dhe me falenderimin për të gjitha vajzat e djemtë, që kanë dërguar videot e tyre për të shprehur interesin që të jenë pjesë e skuadrës PS 2021, edhe duke i ftuar e mirëpritur ata e ato, të cilët kanë pasionin e kurajon për t’i hyrë kësaj sprove, që të hynë pa ngurrim në platformën tonë online https://deputetiqeduam.ps.al, ju uroj një fundjavë të bukur”, tha Rama.
Përmes kësaj videoje detajohen hapa që duhet të ndjek çdo i interesuar për tu bërë anëtari më i ri i skuadrës së Partisë Socialiste.
“Listës sonë do t’i shtohen 30 kandidatë të rinj. Pas plotësimit të të dhënave në formularin e aplikimit, ngarkoni CV, një foto si dhe videon e motivimit”, thuhet në video.
“Shumë të rinj e të reja, shumë bashkëqytetar më inkurajuan për të bërë edhe unë aplikimin online”, u shpreh një prej aplikuesve në platformën online.
“Për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, ishte motoja që përcolli një tjetër i ri i interesuar.
“Si ti dhe unë besoj që bashkë mund t’ia dalim”.
“Unë unë dua të jem pjesë e skuadrës e cila po bën ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë”, tha një tjetër.
atsh/

