Connect with us

Rajon

Deputeti serb shpërthen ndaj Vuçiç: Të japë dorëheqjen, po sakrifikon rininë

 Deputeti i Partisë Demokratike në Serbi, Srdan Milivojeviç ka bërë së fundmi njhë deklaratë të fortë, ku u shpreh se Vuçiç ka sakrifikuar rininë serbe në Kosovë, në luftën me Kosovës. Sipas tij kjo është një arsye e mjaftueshme që Aleksandër Vuçiç, do të duhet të japë dorëheqjen.

Këtë deklaratë, Srdan Milivojeviç e ka mbështetur në raportimet që bëjnë me dije se në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, organizator ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

“Nëse Radoiçiç ka marrë pjesë në atë akt të çmendur, atëherë është plotësisht e qartë se pas gjithçkaje qëndron regjimi në Beograd i drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Po ta kishte organizuar Radoiçiç apo dikush tjetër pa pëlqimin dhe urdhrat e Beogradit, ai tashmë do të ishte arrestuar ose do të ishte fundi për Vuçiç-in”, ka pohuar deputeti serb, transmeton media opozitare serbe “Nova”.

Milivojeviç ka theksuar se tashmë është konfirmuar se kreu i Serbisë është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemeve.

“Pas luftës njëditore mes Vuçiç-it dhe Kurtit, Serbia humbi. A beson dikush më se Vuçiç është faktor paqeje në Serbi dhe në rajon? Është vërtetuar se Vuçiq është gjeneratori i konfliktit dhe shkaktari i problemit dhe nëse ka ndonjë moral do të duhej të jepte dorëheqjen sepse sakrifikoi serbët në Kosovë”, tha ai.

Radojiçiç, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është i dyshuar edhe për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Advertisement