Bota
Deputetja britanike: Armët vijnë nga Serbia, KFOR e di

Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka deklaruar se në Veri të Kosovës po hyjnë armë nga Serbia. E pyetur nga RTV 21 se nga i ka këto informacione, ajo ka thënë se burimet ushtarake kanë qenë shumë të qarta dhe se KFOR është në dijeni, pavarësisht deklaratave.
Ajo ka komentuar edhe deklaratën e Qeverisë së Kosovës për nisjen e hetimeve per ceshtjen
”Unë mendoj se është shumë pozitive që kanë filluar hetimet sepse mendoj që këtë gjë duhet ta shohim nga afër se kush janë këto grupe të armatosura që po operojnë në veriun e Kosovës, kush po i armatos ata, kush po i financon dhe kush po i organizon dhe mobilizon” – deklaroi deputetja britanike
Gjithashtu ajo ka folur edhe për situatën në Veriun e Kosovës
”Kosova është e rëndësishme. Mbrojtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë është e rëndësishme dhe patjetër çka duhet të bëjmë dicka per deeskalimin e situates. Ajo çka dua të shoh nga qeveria e Kosovës është përkushtimi për të përkrahur serbët e Kosovës” – eshte shprehur Alicia Kearns

