Connect with us

Sport

DERBI/ Abazaj “i karikuar” sfidon Partizanin : Ia jap unë fitoren Tiranës

Kristal Abazaj ëndërron të marrë rolin e protagonistit në derbi. Sulmuesi i Tiranës pranon se bardheblutë janë të bllokuar te fitoret e nga ana tjetër tha se sapo të shënojë gol nuk do të ndalet.

Në analizën e tij para derbit, sulmuesi është i bindur se Tirana do të ndryshojë dhe do të gëzojë tifozët në sfidën me Partizanin dhe të rikthehet në krye të renditjes.

“Derbi normalisht nuk është ndeshje si gjithë të tjerat. Tirana-Partizani është sfida më e veçantë, prandaj quhet derbi. Deri diku vijmë nga një situatë jo e mirë. Mendimi im dhe i të gjithëve është se ndaj Erzenit kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Kundërshtari erdhi vetëm një herë në portë dhe me një goditje shënoi. Ne ishim aty dhe në 90 minuta ne ishim te porta kundërshtare. Ky është fakti që na bën pozitiv në prag të këtij derbi. Jemi shumë mirë. Gjithçka është pozitive dhe na bën që të ndihemi mirë. Fundja ne e dimë shumë mirë rëndësinë e derbit dhe sa peshon kjo sfidë”.

Sipas tij, do të mjaftonte shkëndijna e parë që të mos ndalej më para portës.

“Sigurisht që e mendoj. Kam më shumë se 10 ditë që stërvitem 100 %, madje dy herë në ditë. Gjithçka po bëj, por goli është çështje kohe. Jam i bindur që pasi të shënoj golin e parë nuk ndalem më”, shtoi ai.

Advertisement