Politike
Derdhi qumështin në shkallët e Kuvendit, Sula: Ndihem fajtor si pjesë e kësaj politike
Deputeti demokrat Dashnor Sula protestoi të enjten e kaluar duke derdhur qumësht në shkallët e Kuvendit, në shenjë mbështetjeje për fermerët.
Në një lidhje “Skype”, Sula shpjegoi aktin e tij, teksa shprehu keqardhje për situatën në të cilën ndodhet vendi.
“Unë shpreh keqardhje për situatën në të cilën ndodhemi. Shumica e të rinjve ndihen mjaft të zhgënjyer nga situata në Shqiëpri dhe kjo më bën të ndihem fajtor si pjesë e kësaj politike dhe shpesh vë në dyshim veten time pse duhet të jem pjesë e kësaj politike që poi shkakton Shqipërisë shumë dëm. Ndihem aq keq sa shpesh e mendoj që duhet të kemi reagime të forta qytetare, por edhe brendsa politikkës individë që duhet të kuptojnë. Këto zëra duhet të shtohen dhe të vazhdojmë te reagojmë sepse ky vend po shkon drejt një situate katastrofike”, tha deputeti.
Sula tregoi se e derdhi qumështin në shkallët e Kuvendit për të tërhequr vëmendjen, pasi fermerët kanë nëvojë për mbështetje.