Connect with us

Kronike

Deri në 3000 euro për mos publikim të videove/ Shantazhonin vajza në rrjetet sociale, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Cybersnare”.

Halim dhe Jurgen Malja, shantazonin vajza në rrjetet sociale.

Pas komunikimeve, ata siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

“Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro”, thuhej në deklaratën e policisë.

Advertisement