Connect with us

Bota

‘Deri në sekondën e fundit…’/ Në prag të krizës politike, Macron nuk jep dorëheqjen

Presidenti i Francës Emmanuel Macron përjashtoi çdo mundësi për dorëheqje, pavarësisht situatës aktuale politike. “Unë do të jem president deri në sekondën e fundit”, tha ai.

Macron tha se nuk mund të besonte që Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen të bashkonte votat me të majtët për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ndërsa disa parti po rrisin presionin e tyre ndaj Presidentit Macron për të lënë detyrën, si një rrugë për të dalë nga “një krizë e thellë politike ”, Emmanuel Macron ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes.

“Unë do të jem atje deri në sekondën e fundit,” tha ai për CNEWS të martën nga Arabia Saudite.

 

 

Tubimi Kombëtar dhe Bashkimi i së Majtës duket se janë të bashkuar kundër Michel Barnier, por Macron u bëri thirrje liderëve politikë të “tregojnë përgjegjësi dhe qëndrueshmëri”.

Advertisement