Connect with us

Kosova

Derisa Europa do mbetet është e ndarë për Kosovën, kjo i konvenon Serbisë

”Serbisë i konvenon fakti që Evropa është e ndarë për Kosovën” – Kështu ka thënë Edward Joseph, ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë. Përmes një reagimi në Twitter ai eshte shprehur se vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. “Po, Prishtina mund ta bëjë marrëveshjen më të vështirë dhe t’i zemërojë serbët e Kosovës, por vetëm Beogradi mund ta bëjë marrëveshjen të pamundur. Pse? Sepse përderisa Evropa është e ndarë për Kosovën, Serbia ka avantazhin. Dhe nuk ka asnjë nxitim për të vendosur – dhe çdo nxitje për të ndjekur qëllimin e vërtetë … atë të ekspozuar në Banjska”, ka shkruar Joseph. Po ashtu ai ka leshuar kritika edhe për Richard Grenell, ish-emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump. Për të Joseph tha se në vend që ta zgjidhte problemin, përfundoi në qorrsokakun e Beogradit.

Advertisement