Connect with us

Horoskopi

Dëshira të çmendura që do t’ja u plotësojë partneri…, parashikimi i horoskopit për sot

Dashi – Drita jeshile do të ndizet gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do të jetë akoma më harmonike se më parë. Do ia kaloni mjaft mirë dhe emocionet do jenë të shumëfishta. Për financat mos u shqetësoni sepse do të jenë të mira.

Demi – Do e shfrytëzoni pafund çdo moment kur të jeni pranë atij që dashuroni. Hera herës do iu duket sikur jeni ne një ëndërr. Situata financiare do të konsolidohet. Do të bëni një riorganizim të të ardhurave.

Binjaket – Ditë e turbullt dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me atë që keni në krah dhe gjerat nuk do të shkojnë si duhet. Për sa iu përket të ardhurave, do dini si t’i menaxhoni që të mos keni vështirësi.

Gaforrja – Duke parë pozicionin aspak të favorshëm të Marsit, duhet thënë se jeta juaj në çift do të kalojë një fazë të vështirë sot. Sa i përket financave, do t’i keni në vëmendje dhe nuk do të hidhni hapa të nxituara.

Luani – Do të bashkëpunoni dhe do të flisni për gjithçka sot me atë që keni në krah. Kjo do iu afrojë më tepër me njëri-tjetrin. Të ardhurat fatmirësisht do të vijnë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjeresha – Askush dhe asgjë nuk do iu pengojë sot të bëni ato që ndjeni në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do të jeni luftarakë dhe do ia dilni ta përmirësoni situatën.

Peshorja – Dita e sotme do jetë shumë e qetë dhe e bukur për ata që janë në një lidhje, megjithatë emocionet nuk do të kenë atë intensitet që ata prisnin. Financat nuk do të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme.

Akrepi – Të dashuruarit do të kenë një ditë shumë normale dhe hera herës gjithçka do të duket rutinë. Në fakt duhen bërë disa ndryshime para se situata të marrë tatëpjetën. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

Shigjetari – Urani do të jetë planeti që do influencojë gjatë gjithë ditës jetën sentimentale të çifteve. Të ardhurat duhen pasur më shumë se kurrë në vëmendje. Po shpenzuat me maturi nuk do kini vështirësi aspak.

Bricjapi – Jeta sentimentale e të dashuruarve do të jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do jeni përgjithësisht në humor dhe nuk do të keni aspak konflikte me partnerin. Financat duhen pasur në qendër të vëmendjes. Situata nuk do të jetë aspak e favorshme për të kryer investime.

Ujori – Klima yjore do të jetë e dyzuar gjatë kësaj dite për çiftet. Herë do jeni në humor të mirë dhe herë do debatoni ashpër me partnerin për gjëra elementare. Të ardhurat fatmirësisht do të jenë të mira.

Peshqit – Hëna do të jetë e pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj në çift. Do të keni dëshira të çmendura të cilat partneri do ua plotësojë pa u menduar shumë. Financat do të jenë goxha më të mira se më parë

Advertisement