Bota
Dëshironte të bënte zmadhimin e të pasmeve, humb jetën 22-vjeçarja
Policia është duke hetuar vdekjen e papritur të një 22 vjeçareje gjatë procedurës së zmadhimit të të pasmeve, nga një estetiste e pakualifikuar që raportohet se ishte mikesha e saj.
Mika Shabasova kishte vdekur gati dhjetë minuta pasi i ishte dhënë anestetiku lokal në të pasme për nisjen e procedurës, sipas raportimeve vendase.
E reja kishte vdekur para se të mbërrinte ambulanca në ambjentet e improvizuara në shtëpi të kirurgjisë të kozmetologes Uma M, e cila është vendosur tashmë në arrest shtëpie.
Estetistja kishte ofruar të kryente procedurën 200 dollarëshe pasi kishte kryer një kurs disa javor për fushën, thonë raportimet vendase.
Ajo u tha hetuesve në Makhachkala se kishe bërë disa injeksione anestezie lokale në lëkurën e viktimës dhe e kishte pyetur nëse kishte alergji.
Mediat vendase të përcjella nga britanikja Daily Mail, thonin se estetistja është një ish-kameriere që nuk kishte liçencë për kirurgji estetike por kishte bërë kursin për të kryer ‘injeksione zmadhimi të buzëve, mollëzave apo të pasmeve”.
“Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore”, shkruante rrjeti vendas 112 Media.
Hetuesit rusë thanë në një deklaratë: “Një 22-vjeçare rezidente e Makhachkala që po vizitonte mikeshën e saj, e cila kryente procedura kozmetike në shtëpi, vdiq pas dhënies së anestetikut. Rrethana e ngjarjes janë aktualisht duke u hetuar”.
Një mikeshë e viktimës tha se kishte nxitur Shabasova të mos shkonte në procedurën e të pasmeve, e cila reklamohej nga Uma M te miqtë e saj.
E rejatragjike kishte kryer dhe më parë procedura estetike në fytyrë, por siç raportohet me anestetikë të tjerë. Policia është duke marrë në pyetje të njohurit e viktimës.