Connect with us

Kronike

Dëshmia e 53-vjeçarit që u plagos në Korçë

53-vjeçari, Romeo Berberi që u plagos mbrëmjen e djeshme në Korçë ka thënë se nuk ka konflikte me askënd dhe për shkak të errësirës nuk mundi të shohë autorin.

Edhe policia ka dyshimi që Berberi të ketë qenë shënjestra.

Ai është pa precedent penal. Autori i plagosjes ka qenë në këmbë, ka qëlluar dhe është larguar me vrap

Lajmi ne perditesim…

Policia nuk ka ende një emër të autorit të ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë 53-vjeçari Romeo Berberi.

Në vendin e ngjarjes pak metra larg lokalit ku u plagos 53-vjeçari janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, të cilat janë qitur nga një armë e tipit pistoletë.

Dyshohet që autori të ketë qëlluar disa herë në drejtim të lokalit, ndërsa një plumb ka goditur në këmbë 53-vjeçarin, i cili ka tentuar të largohet pas të shtënave të para. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se objektivi i sulmit me armë dyshohet të mos jetë Berberi, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse autori ka dashur të paralajmërojë një tjetër person, që mund të ketë qenë i pranishëm në momentin kur ndodhi ngjarja. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje veç të plagosurin edhe disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por deri tani nuk ka mundur të nxjerrë informacione të vlefshme, që do bënin të mundur identifikimin e autorit dhe motivin e ngjarjes. Policia ka sekuestruar dhe po eksperton pamjet filmike të kamerave të disa bizneseve që pozicionohen përgjatë rrugës kryesore, për të zbuluar nëse autori ka lëvizur pas ngjarjes në këmbë apo me mjet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja. Policia bën te ditur se autori ka qëlluar në mënyrë te çrregullt në drejtim të lokalit dhe është larguar.

Advertisement