Politike
“Dëshmova për disa çështje”, Edmond Haxhinasto del nga ambientet e SPAK
Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka lënë pak më parë ambientet e SPAK-ut.
Pas daljes nga ambientet e Strukturës së Posaçme, Haxhinasto ka deklaruar për gazetarët se është thirrur për disa çështje. “Jam thirrur për disa çështje. Kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet”, ka thënë ai.
Ende nuk dihen arsyet që Haxhinasto u thirr nga prokurorët e SPAK. Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.
Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.