Connect with us

Kosova

Dështimi i një partie në Kosovë? PSD-ja s’merr pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Partia Socialdemokrate (PSD), e udhëhequr nga Dardan Molliqaj, ka njoftuar se nuk do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.

Një vendim i tillë, sipas Molliqajt është marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë.

“Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovën. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternativa politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend”- ka shkruar Molliqaj në platformën sociale, Facebook.

PSD-ja ka refuzuar të hyjë në koalicion me çfarëdo partie me arsyetimin se do t’i “lakoheshin bindjet”.

“Por, edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda populizmit të këtij momenti. Kosova rrezikohet prej populizmit me prirje autoritare të partisë në pushtet”.

Në vend të votës, sipas Molliqajt, PSD dëshiron të jap si shembull aktivizmin.

“Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë. Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti”.

Advertisement