Kronike
Detaje/ Drogë nga Kolumbia, SPAK dhe DEA përgjuan…
Ngarkesa me kokainë që u zbulua në Fier ka ardhur nga Kolumbia dhe përpunohej në magazinën në Fier ku dhe u gjet. Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), DEA dhe policia e Malit të Zi e mbanin prej tre muajsh nën hetim 15 personat që janë vënë sot në pranga.
Në magazinë është gjetur një sasi prej 400 kg, kokainë e fshehur në thasë me pleh kimik si dhe armë zjarri. Më konkretisht janë sekuestrua dy kallashë, një shotgun dhe një çifte.