Connect with us

Aktualitet

Detaje nga aksioni ‘blic’ në Vlorë, FAST dhe RENEA ‘blinduan’ hotelin, dyshime se fshiheshin persona në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar gjatë natës nga forcat RENEA në Vlorë, përkatësisht në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Njësia FAST ka rrethuar hotelin duke kryer kontrolle në brendësi pasi dyshohej se fshiheshin persona të shumëkërkuar.

Kontrolle janë bërë edhe në dosa dhoma të hotelit. Ndërkohë ky aksion është mbështetur edhe nga policia e Vlorës. Në qytetin bregdetar janë shtuar masat dhe patrullimet gjithashtu edhe shërbime mbështetëse nga FNSH.

Advertisement