Kronike
Detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë: Vajza në prag divorci, ishte kthyer te shtëpia e prindërve, shkak një konflikt i çastit
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Lushnjë, ku babai Behar Musaku plagosi vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.
Burime nga Komisariati i Lushnjës thanë për ABC News se Rudina Musaku, nënë e dy fëmijëve kishte një javë që qendronte në shtëpinë e prindërve pasi ishte në prag divorci me bashkëshortin.
Ajo ishte larguar nga banesa bashkëshortore në Berat. Ndërsa, fëmijët ndodhen në Berat.
Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë pasi është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt. Shkak dyshohet një konflikt i çastit babë e bijë.
Ndërkohë, po merret dëshmia e familjarëve të tjerë, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.