Connect with us

Kronike

DETAJE nga vrasja/ Çifti bashkëjetonin prej 5-vitesh, 44-vjeçarja ishte divorcuar, nënë e tre fëmijëve

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku 34-vjeçari Kol Manaj fillimisht ka qëlluar me armë të dashurën e tij, Anila Prendushi, 44 vjeç, e cila është transportuar në gjendje të rëndë në spital, dhe më pas ka vrarë veten.

Çifti mësohet se bashkëjetonin prej 5 vitesh. 44-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin kishte nisur lidhje dashurie me Kolë Manajn.

Kolë Manaj dhe Anila Prendushi u gjetën brenda automjetit tip Wolkswangen rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”. Mësohet se mes çiftit ka pasur një konfikt brenda automjetit dhe më pas janë dëgjuar të shënat me armë. Ka qenë kalimtarë që gjetën çiftin brenda automjetit, ndërsa 44-vjeçarja mësohet se ka marrë 1 plumb në kokë.

Advertisement