Connect with us

Aktualitet

Vrasja në Elbasan/ E moshuara: Njëra e shtrirë në tokë, tjetra e mbuluar me gjak

Fqinjët kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku një grua mbeti e vdekur nga kunati i saj. Një nga fqinjet tregon se njëra nga motrat ka qenë e mbuluar në gjak, ndërsa tjetra e shtrirë. Banorët e zonës tregojnë se dy motrat nuk dilnin shpesh dhe nuk është se kishin komunikim me fqinjët e tjerë.

“Nuk bërititi ajo. Mua më thirri një komshie nga dritarja e bërtiti: “Po e therin oj Dije”. I thashë nuk të dëgjoja, vec e theri dëgjova. Almën e kam parë që kalon ndonjëherë me dele. Nuk dalin fort ata. U tronditëm. Është gjynah, goca e re. Pse ai që kanë futur në shtëpi e ka vrarë? Ai qenka katil. Unë dëgjova zhurmë dhe ajo gruaja kërkoi ndihmë, ujë. Dola unë, nxora ujë me kovë. Erdhi e mori vetë ajo. Kishte gjak nga surrati. Tjetra ishte shtrirë.  Janë goca të mira, në punë të vet”, tha një tjetër grua.

Advertisement