Kronike
Detaje për të shkuarën e dy personave që vranë njëri tjetrin në Kavajë
Detaje të reja dalin në dritë për të shkuarën e dy personave që vranë njëri tjetrin mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës. Sipas policisë, të dy viktimat kishin ndryshuar emrat. Edmond Gosa vite më parë pas një sherri për motive të dobëta ka goditur një person me kazëm duke i marrë jetën, dhe kjo dyshohet që e ka detyruar atë të ndryshojë emrin. “Edmond Gosa, pak vite me parë ka qëlluar me kazëm shetasin Genti Gjuzi, i cili më pas në spital gjeti vdekjen. Kjo është është arsyeja pse ai ai ka ndërruar identitetin nga Armand Gosa në Edmond. Sa i përket personit tjetër, ka pasur më parë identitetin Sali Rexha dhe nuk dihet pse ka ndryshuar emrin në Altin Rexha dhe policia po heton për të shkuarën e tij. Altin Rexha ka ardhur pak vite më parë nga Kukësi në Kavajë dhe jetonte me një shtëpi me qira dhe ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij”, raportoi gazetari.Sipas bluve të Kavajës, Edmond Gosa 43 vjeç, ka qëlluar me thikë Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të tij. Të dy humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra
Banorët të zonës në Kavajë kanë folur pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë shtetasit Altin Rexha dhe Edmond Gosa, si pasojë e një konflikti mes tyre.
Ata shprehen se viktimat kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin më parë.
Një prej tyre thotë se në Kavajë nuk ka pas ndodhur kurrë një gjë e tillë, ndërsa një tjetër shprehet se i vjen keq dhe i duket sikur i është vrarë fëmija e tij
…
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.