Connect with us

Kronike

Detajet/ 57-vjeçari bie nga lartësia, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një ngjarje aksidentale ka ndodhur në Vlorë.

Policia bën me dije se një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga lartësia në momentin kur po montonte një pajisje në një subjekt privat.

I lënduari po transportohet me urgjencë në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar.

“Rreth orës 13:40, në lagjen “Partizani”, shtetasi I. Gj, 57 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se duke montuar një pajisje në një subjekt privat, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 57-vjeçari po transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement