Connect with us

Aktualitet

DETAJET/ Dritan Nano fitoi gjyqin e pronës për kulla dhe nuk i dha lekët avokatit

Janë zbardhur detaje të reja nga motivi i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku si organizator është ndaluar 58-vjeçari Dritan Nano.

Burime për mediat bëjnë me dije se avokati Mëngjesi përfaqësonte në një proces gjyqësor 8 trashëgimtarë të një prone, proces gjyqësor i cili është fituar prej tyre në të dy shkallët e gjyqësorit.

Paraprakisht, të 8 trashëgimtarët kishin firmosur një kontratë për pagesat që do i jepnin avokatit Sokol Mëngjesi në rast se gjyqi do të fitohej. Pas gjyqi është fituar, 7 prej palëve i kanë dhënë paratë Mëngjesit dhe studios së tij ligjore “ALTERUM SHPK” sipas kontratës së firmosur, përveç Dritan Nanos.

Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Dritan Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Fillimisht raportohet se kanë pasur një takim rreth një muaj më parë, por nuk kanë rënë dakord pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një pronë tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku janë ndërtuar kulla.

Sipas Policisë të Tiranës, autorët që kanë dhunuar avokati Sokol Mëngjesi jaë shtetasit: Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj, ndërsa Romaroi Tabaku i ka ndihmuar për t’i larguar pas krimit me automjetin tip “Audi”.

Momentalisht është vetëdorëzuar vetëm Dorian Alia, teksa tre të tjerët vijojnë ende të jenë në kërkim.

Advertisement