Kosova
DETAJET: Zbulohet pse u arrestua djalit i biznesmenit Ymer Lala, punonjës i Gardës
Detaje të reja nga operacioni i komisariatit nr 2 në Tiranë kundër lojrave të fatit zbuloi përfshirjen më këtë veprimtari djalin e biznesmenit të njohur, Ymer Lala.
Në njoftimin e AMP-s në pranga si organizator ka përfunduar Ylard Lala i cili rezulton të jëtë edhe punonjës më gardën e Republikës.
Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.
Njoftimi i AMP:
Me datë 24.07.2024, ora 08:00, Drejtoria e Hetimit e AMP-së në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.2, Tiranë, kreu arrestimin në flagrancë të punonjësit të Gardës së Republikës Inspektor Ylard Korab Lala, pasi u kap në kushtet e flagrancës në kryerje e sipër të veprave penale “Organizim i llotarive të pa lejuara”, “Vënia në dispozicion e ambjenteve të organizimit i lojërave të fatit” dhe “Mbajtja dhe prodhimi pa leje i armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 197, 198 dhe 279 të Kodit Penal.