Connect with us

Bota

Deutsche Welle: A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan?

“A po përgatit Serbia një luftë të re në Ballkan”, pyeti së fundmi gazeta gjermane Deutsche Welle “Jo, Serbia po përgatitet për të ardhmen” u përgjigjën nga Beogradi.

Sipas gazettes gjermane, ky lajm duhet të alarmojë Perëndimin dhe fqinjët e Serbisë”, teksa kjo e fundit po blen 20.000 dronë iranianë të tipit Shahed-136.

Kërkesa e DW drejtuar Presidencës së Serbisë për të komentuar shkrimin e disa mediave gjermane mbeti pa përgjigje, por reagimi ndaj tekstit të lartpërmendur erdhi shpejt nga ambasadorja serbe në Berlin, Snezhana Jankoviq: Jo, Serbia nuk po përgatitet për luftë, por për të ardhmen- shkruan ajo teksa dhe kujtoi se “Ministria e Mbrojtjes së Serbisë hodhi poshtë akuzat për blerjen e dronëve nga Irani”.

Fakt është se Serbia filloi të “modernizojë ushtrinë e saj” që para fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës.

Por çfarë është konkrete kur bëhet fjalë për armatosjen e Serbisë

Ajo për të cilën bien dakord analistët nga Sarajevo ashtu dhe në Beograd, është se Serbia, po përdor procesin e armatimit si një instrument të politikës së jashtme teksa beson se në këtë mënyrë mund të ketë një zgjidhje më të mirë për mosmarrëveshjet rajonale, siç është statusi i Kosovës, mund të balancojë më mirë veten mes fuqive të mëdha, por edhe të ndërtojë marrëdhënie më të mira me vendet që e furnizojnë me armë.

Në të njëjtën kohë, siç thonë analistet ushtarak, Aleksandër Vuçic, kjo krijon një imazh të një shteti të fortë për opinionin publik vendas.

Në fillim të korrikut, presidenti Vuçic, duke shpjeguar vendimin për vendosjen e moratoriumit për eksportin e municioneve dhe çdo arme e mjeti nga Serbia, tha se “është e nevojshme që çdo gjë të përgatitet në rast agresioni kundër Republikës së Serbisë”.

Advertisement