Connect with us

Kosova

Dhelpra e murme serbe fsheh bishtin/ Çfarë synojnë kërkesat e Vuçiçit për Kosovën

Ish-deputeti serb dhe kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për Kosovën tregojnë qartë se veprimet e mëparshme të Beogradit kanë rezultuar të jenë të gabuara dhe të pasuksesshme.

“Tërheqja e serbëve nga policia dhe gjyqësori, si edhe bojkotimi i zgjedhjeve, i cili u bazua në idenë se grupi i Radojiçiçit do të fillonte një konflikt me ndihmën e forcave të armatosura nga Serbia, do të krijonte një lloj ‘Rajoni Autonom Serb’ i cili nuk do ta njihte autoritetin e Prishtinës (një recetë kjo e parë në fillim të viteve 1990 në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë)” – deklaroi Çanak

Për politikanin jotipik serb, i cili përveçse me bindje liberale, është ndër të rrallët që ka pranuar shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës, meqë plani ka dështuar, Beogradi tani po përpiqet ta kthejë situatën në gjendjen para incidentit të Banjskës ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

“Meqë plani ka dështuar, Beogradi tani po përpiqet ta kthejë situatën në gjendjen para incidentit në Banjskës, të cilin Prishtina logjikisht e refuzon. Beogradi synon ta paraqesë këtë refuzim para bashkësisë ndërkombëtare si mungesë bashkëpunimi të Albin Kurtit në zgjidhjen e çështjes së serbëve në Kosovë dhe ky është thelbi i planit’ – ka shpjeguar Çanak.

Kujtojme se shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë për Kosovën………………….

Advertisement