Connect with us

Rajon

Dhelpra Vuçiç i shiti serbët/ Gazetari kroat skanon Aleksandrin

“E gjithë fushata në Serbi për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale u fokusua në lavdinë e Aleksandër Vuçiçit, e përmbledhur në moton “Kosovën nuk do ta japim!” – Kështu e nis shkrimin e tij gazetari kroati Sasha Ljubiciç, botuar në ‘Slobodna Dalmacia.’

Ai mendon se gabuan ata që, kur bëhet fjalë për “tokën e shenjtë serbe”, u besuan përparimtarëve të presidentit serb, duke menduar se ai i rezistoi të gjitha presioneve të Bashkimit Europian, në lidhje me integritetin kushtetues të Kosovës, ‘krahinës jugore serbe’, siç e quan Beogradi zyrtar.

Sipas tij, Prishtina e ka shpallur euron valutën e vetme zyrtare në territorin e Republikës së Kosovës, duke dëbuar kështu dinarin serb, në të cilin një pjesë e mirë e serbëve nga veriu i Kosovës, marrin pagat dhe pensionet nga Beogradi, nga sistemi i pagesave serbe.

“Në këtë mënyrë parandalohet ekzistenca e një sistemi paralel arsimor, shëndetësor dhe kulturor në Kosovë, i cili menaxhohet nga Beogradi në zonat ku jeton popullata shumicë serbe” – shkruan Ljubociç

“Vetëm përmes të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, shteti amë çdo vit u dërgon serbëve në Kosovë më shumë se njëqind milionë euro. Pa ato para, si dhe faktin se në veri të Kosovës, shërbimet komunale janë reduktuar në nivel simbolik falë Qeverisë së Beogradit, serbët e mbetur, të cilët pavarësisht gjithçkaje nuk duan të largohen nga vendlindja, do të ishin shpërngulur jashtë”.

“Në të njëjtën kohë, janë duke u zhvilluar edhe dy procese me të cilat Serbia de facto e njeh Kosovën. E para është se automjetet me shenja regjistrimi për Beogradin zyrtar të shtetit të panjohur të Kosovës mund të lëvizin lirshëm nëpër Serbi dhe e dyta është se në ditët e fundit serbët janë përmbytur me kërkesa për lëshimin e pasaportave të Republikës së Kosovës, sepse, falë hirit të Perëndimit politik, që u ofron të gjithë qytetarëve të Kosovës hyrje pa viza në vendet e zonës kufitare Shengen.

Siç thonë nga Prishtina, Kosova nuk është më në kafaz, dhe qytetarët e saj mund të udhëtojnë lirshëm në Bashkimin Evropian, gjë që u prit me entuziazëm të barabartë nga shqiptarët dhe serbët” – thuhet në editorialin e ‘Slobodna Dalmacia’, ku theksohet se “Pasi serbët në jug të Ibrit praktikisht u integruan në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sepse një pjesë e mirë e tyre i kanë të gjitha dokumentet zyrtare dhe i marrin pagat dhe pensionet në euro, tani i njëjti proces ka filluar edhe në veri të Kosovës, larg dëshmitarëve. Por kete gje nuk ka dëshirë ta pranojë presidenti Aleksandër Vuçiç, të cilit nga ana e BE-së, pavarësisht se nuk ia kthen shpinën Putinit dhe Rusisë, nuk do të frenojë eurot nga fondet e para-anëtarësimit”

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se nga 1 shkurti në Kosovë euro do të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për transaksione me para në dorë dhe në sistemin e pagesave.

Që nga fillimi i vitit ka hyrë në fuqi aplikimi i regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës për udhëtime brenda Shengenit, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë brenda atyre vendeve pa viza deri në 90 ditë në çdo periudhë prej 180 ditë.

Qeveria e Kosovës miratoi një vendim me të cilin miratohet përfundimi i afisheve të detyrueshme në targat e automjeteve të regjistruara në Serbi, dhe nga fillimi i vitit, veturat me targa të Kosovës mund të hyjnë në Serbi, edhe pse Beogradi nuk e njeh formalisht ekzistencën e Republikës së Kosovës. Ajo nuk njeh formalisht, por padyshim, hap pas hapi, pranon gjendjen reale në terren.

 

Advertisement