Aktualitet
Dhëndri i Donald Trump flet për investimin në Sazan: Kam ndjekur çdo ligj dhe rregull

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump “i ka vënë syrin Ballkanit”. Kështu shkruan gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.
Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.
“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.
“Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”, ka deklaruar dhëndri i ish-Presidentit të SHBA-ve.
Gazeta shkruan mes të tjerash “se Kushner ka bashkuar forcat me miqtë e tij, Ric Grenell, ish-ambasador i SHBA në Gjermani dhe biznesmenin njujorkez Asher Abehsera për të investuar në turizmin shqiptar, që po njeh një bum kohët e fundit.

