Connect with us

Aktualitet

Dhëndri i Donald Trump investitor në Shqipëri/ Genc Sejko: Rama është tutori e Shqipëria prostituta

Aktivisti Genc Sejko ka reaguar lidhur me lajmin se Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump do të investojë për projekte rezidenciale në tre destinacione përkatësisht në ishullin e Sazanit, në Ksamil si dhe në Zvërnec.

Në reagimin e  tij, përmes një postimi në Facebook, Sejko ka sjellë në vëmendje pranimin e afganëve në vendin tonë, ndërtimet në Portin e Durrësit, dhe marrëveshjen e firmosur disa muaj më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Sejko shkruan se teksa janë pranuar emigrantët e huaj në vend, është larguar rinia nga Shqipëria. Ai e krahason Shqipërinë me një “prostitutë” dhe kryeministrin Edi Rama si “tutorin e saj”.

POSTIMI I PLOTË:

Mbetjet kimike?! Sillini këtu, tha Rama, kur erdhi në pushtet.
Plehrat nga Italia?! Sillni mo këtu se i riciklojmë ne, tha. Ne, që nuk trajtojmë dot mbetjet që krijojmë vet.
Refugjatë afganë?! Nuk i do askush?! I marr unë ore.
Kam vend plot në Golem.
Duan arabët Portin e Durrësit?! T’a marrin mo! Bëjmë tjetër ne.
Do të sjelli Italia refugjatë nga Afrika?! Po ka vend në Shëngjin sa të duash mo. Bëjnë edhe plazh.
Do dhëndrri i Trump Sazanin?! T’a marri mo. Kemi atë ishullin e rrumbullakët me beton që kemi bërë në Vlorë. Na mjafon ne ai.
Ju duhen të rinj nga Shqipëria? Merrini – tha prapë. Ç’i duhet Shqipërisë rinia? Sepse në këtë vend çdo pasuri është shitur ose është falur ndërsa shpresa për të ndryshuar është dhënë me konçension.
E kush tjetër veç Ramës mund ta bëjë këtë! Sepse Rama është tutori e Shqipëria prostituta me të cilën kryeministri mbaron punët e tija.

Advertisement