Kosova
Dhimbjet e kokës parazgjedhore të Kurtit/ Kurorëzimi i Vetëvendosjes dhe shënjestrimi i Radoiçiçit nga Pacollit
Teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të planifikuara për në shkurt të vitit të ardhshëm, gjithnjë e më shumë po krijohet përshtypja se asgjë nuk mund ta ndalojë Albin Kurtin në rrugën drejt një mandati tjetër kryeministror. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk ka pengesa. Një prej tyre është fakti se me kalimin e kohës, mazhoranca e Kurtit në Kuvendin e Kosovës po zbehet.
Vetëm gjatë javëve të fundit, tre deputetë janë larguar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes. Gjithsesi ato nuk e kërcënuan koalicionin qeverisës në parlamentin prej 120 vendesh, por mund të tregojnë për një trend shqetësues për kryeministrin e Kosovës. Aq më tepër që deputetët e arratisur iu bashkuan aktorëve politikë rivalë.
Megjithatë, politologu Ognjen Gogiq tha per median serbe NIN se Albin Kurti ende nuk ka arsye për t’u shqetësuar.
“Deputetët e larguar përmendën si arsye disa mosmarrëveshje ideologjike apo fetare, por kete nuk e shoh si simptomë të erozionit të besimit te Vetëvendosje dhe as se ka një pakënaqësi më të gjerë brenda vetë partisë. Ekziston një besim i përbashkët se Vetëvendosja është partia më e fortë në Kosovë, kështu që shumica me siguri udhëhiqet nga arsyetimi se është më mirë të qëndrojë me Kurtin, sepse fitorja e tij zgjedhore është më e sigurta”, sqaroi Gogiq.
Largimi i deputeteve të Vetëvendosjes vetëm sa ka nxitur spekulimet e vjetra se vendet e QUINT-it, të cilat nuk e fshehin pakënaqësinë e tyre me stilin e qeverisjes së Albin Kurtit, po përpiqen të përçajne LVV për ta dobësuar atë. Sipas Gogiqit, një skenar i tillë nuk duket, pasi largimi i disa deputetëve nuk mund të quhet eksod masiv.
Nga ana tjeter, profesori i Shkencave Politike nga Prishtina, Nexhmedin Spahiu, ka theksuar kakofoninë ideologjike si shkak të shpërbërjes së Vetëvendosjes.
Hollimi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes vjen në kohën kur atmosfera parazgjedhore në Prishtinë është e përqendruar rreth rastit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili akuzohet nga prokuroria e Prishtinës për organizim e një grusht shteti në shtator të vitit të kaluar. Fushata e Kurtit vecanrisht mori një nxitje të konsiderueshme kur Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzë në lidhje me rastin Banjska që akuzonte Radoiçiqin dhe 44 persona të tjerë për sulm ndaj rendit kushtetues dhe terrorizëm.
Në këtë kuadër, fakti që procesi gjyqësor për këtë krim ka nisur, edhe pse në bankën e të akuzuarve janë vetëm tre persona, është në dobi të pushtetit aktual. Ligjshmëria e kësaj procedure është vënë në pikëpyetje shkurtimisht pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar mendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës se a mund të gjykojë të akuzuarin në mungesë. Gjykata e Lartë u përgjigj, duke thënë se bëhet fjalë për diskrecionin e gjykatës, e cila megjithatë tregon se çështja Banjska do të zhvillohet paralelisht me fushatën zgjedhore.
Politologu Ognjen Gogiç tha se rasti I Milan Radoiçiq në Kosovë duhet parë në kontekstin më të gjerë të ngjarjeve të veriut të Kosovës.