fbpx
NTV
No Result
View All Result
18/01/2021 , 3:09
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
18/01/2021 , 3:09
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dhjetëfishohet çmimi i termometrit në vend

by Kasaj
30/11/2020 , 8:52
0 0
Dhjetëfishohet çmimi i termometrit në vend
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, nga ato të thjeshtit me çmim 100-150 lekë, teksa gjenden më vështirësi disa të tjerë “luksozë” me zhivë ekologjike për që kushtojnë mbi 900-1100 lekë, ose dhe ata elektronikë që kushtojnë minimalisht 1,500 lekë.

“Monitor” bëri një vëzhgim së fundi në shumë farmaci në kryeqytet dhe në asnjë prej tyre nuk mund të gjendej termometër i zakonshëm, nga ato me zhivë, që përpara pandemisë kushtonin në farmaci vetëm 100 lekë.

Mungesa e termometrave dhe rritja e çmimit vjen si vështirësi shtesë në kulmin e pandemisë, kur trajtimi dhe parapërgatitja nis pikërisht me to. Farmacistët në Tiranë në shumicën e pikave të shitjes pohuan se stoku i furnizimeve ka disa ditë që ka përfunduar, për shkak të kërkesës së lartë nga pandemia, ndërkohë që nuk ka sinjale për furnizime të reja.

Në ndonjë farmaci janë vetëm disa lloje të shtrenjta termometrash me kosto gati 10 herë më të lartë se i zakonshmi që përdorej masivisht deri më tani.

Farmacistët e lidhin mungesën e termometrave me dy arsye. E para për shkak të kërkesës së lartë që ka krijuar pandemia Covid-19 për produkte farmaceutike që bëri të mbaronin rezervat dhe së dyti për disa standarde të reja që aplikohen nga BE për importin e termometrave nga Kina.

BE ka ndaluar importin e termometrit të zakonshëm me zhivë për shkak të rrezikshmërisë për shëndetin. Shqipëria po aplikon këtë standard dhe kjo ka bërë që importet e termometrit nga Kina të mos lejohen.

Kjo masë ka sjellë hendek në treg, pasi grosistet janë gjendur të parapërgatitur për të plotësuar kërkesën e lartë që erdhi nga pandemia. Në këtë situatë kanë nisur edhe abuzimit me çmimet. Një termometër me zhivë ekologjike që plotëson standardin kushton duke filluar nga 900 lekë në shitjet me pakicë në farmaci, ndërsa burime nga depot farmaceutike thanë se çmimi me shumicë i tyre është rreth 300 lekë.

Por jo të gjitha farmacitë po ofrojnë termometra me zhive ekologjike. Në të shumtën e rasteve nuk kanë asnjë lloj termometri, për shkak se termometrat e rinj ekologjike nuk preferohen nga qytetarët për shkak të çmimit të lartë, ndërsa ata ishin mësuar që kosto e tij nuk i kalonte 150 lekë.

Në këto ditë të vështirë ku shumë të sëmurë e kanë të pamundur të bëjnë lëvizje të gjata gjetja e një termometri është sfidë përveç kostove të larta.

Intensifikimi i pandemisë me shtimin e numrit te të infektuarve ka rritur kërkesën për produkte farmaceutike. Në muajin tetor importet e produkteve farmaceutike u rriten me 40 për qind në raport me muajin tetor të një viti më parë.

Konsumi i medikamenteve dhe pajisjeve të tjera që lidhen me pandeminë ka pësuar rritje jo të zakontë, të tilla si vitaminat, suplementet, antibiotikët dhe pajisje të tjera mjekësore për laboratorët dhe radiologji për ekzaminime./Monitor

Related Posts

As të luaj nuk din… Ja se si hyri Edi Rama me mik në ekipin e basketbollit …” Gazmend Çaçi rrëfen më shumë
Aktualitet

As të luaj nuk din… Ja se si hyri Edi Rama me mik në ekipin e basketbollit …” Gazmend Çaçi rrëfen më shumë

17/01/2021 , 20:03
Kuvendi nis punimet të hënën, Gramoz Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë
Aktualitet

Kuvendi nis punimet të hënën, Gramoz Ruçi: Seanca fillon në orën 17:00, gazetarët dhe kamerat nuk do hyjnë në sallë

17/01/2021 , 18:02
Rama merr pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi dhe inxhinierit turk
Aktualitet

Rama merr pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi dhe inxhinierit turk

17/01/2021 , 17:56

Recent Posts

  • As të luaj nuk din… Ja se si hyri Edi Rama me mik në ekipin e basketbollit …” Gazmend Çaçi rrëfen më shumë
  • A do kthehet Andi në emision? Zbulohet çfarë do të ndodhë, ja premtimi që i bëri Teas (VIDEO)
  • Pas borës dhe ngricave, ja çfarë e pret vendin në këto data
  • Rama është dështim. Ai duhet të largohet
  • Kryemadhi: Votuesit për herë të parë, një nga pikat e forta të LSI, të rinjtë hartues dhe vendimmarrës të politikave

Kategorite

  • Aktualitet (1,133)
  • Bota (1,244)
  • Ekonomi (191)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (88)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (193)
  • Kronike (271)
  • Kulture (45)
  • LAJMI I FUNDIT (56)
  • Lifestyle (453)
  • MEMORIE (12)
  • Moti (90)
  • OPINION (36)
  • Pinknews (623)
  • Politike (342)
  • Rajon (111)
  • REAGIM (76)
  • Shendeti (301)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (27)
  • Sociale (55)
  • Sport (278)
  • Videonews (267)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!