Connect with us

Aktualitet

Dhuna ndaj fisit Maja, nipi i deputetit të PS-së kërkon masë më të lehtë

I arrestuar për dhunën barbare ndaj fisit Maja në Krujë, Andi Rraja nipi i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja, kërkon masë më të lehtë sigurie.

Përmes një shkrese drejtuar Apelit, ai kërkon zëvendësimin e masës ‘arrest në burg’ me ‘detyrim paraqitje’.

Andi Rraja ishte mes tre agresorëve së bashku me Indeidi Rraja dhe Eni që sulmuan me armë dhe shkopa bejsbolli Bilbil dhe Jashar Majën në Borizanë të Krujës. Edhe dy të tjerët kanë kërkuar lehtësim mase.

Pamjet e 6 korrikut tronditën opinionin teksa burrat e fisit Rraja godisnin me armë, shkopa besjbolli, grushte dhe shkelma dy vëllezër të fisit Maja në një lokal në Thumanë pasi ishin ankuar për shpërthimet e minave në guroren e Rrajave në Borizanë të cilat u kishin shkatërruar shtëpitë.

Advertisement