Politike
Dhuna në Komisionin e Mediave, reagon ambasadori holandez: Skena të papranueshme
Skena të papranueshme i ka cilësuar ambasadori holandez në Tiranë, tensionet që degraduan në dhunë verbal sot në Komisionin e Mediave.
Në një reagim në rrjetin social “X”, ambasadori holandez shkruan: “Skena të pa pranueshme në Kuvend. Nuk do t’i shfaq pamjet”.
Problemet e brendshme të PD-së sot u përcollën në tryezën e komisionit të Medias, ku deputeti Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën ashpër më koleget demokrate, Flutura Açkën dhe Merita Bakiun.
Nuk munguan as skenat e dhunës, nga ku Bardhi dhe Noka i kanë shkulur mikrofonin me të cilën po drejtonte mbledhjen kryetares së Komisionit të Mediave, Flutura Açka, pasi kjo e fundit refuzoi t’i nënshtrohej kaosit sistematik në Kuvend dhe komisionet e tjera, të cilat për t’i mbijetuar tensioneve janë kthyer online.
Për të mos lejuar zhvillimin normal të mbledhjes, deputetët e Rithemelimit vendosën në sallë edhe zhurmues. Në pamundësi për të kontrolluar situatën, Açka ndërpreu mbledhjen.