Connect with us

Kronike

Dhuna për guroren në Krujë, policia zbarkon në banesën e Rrahman Rrajës

Policia e Shtetit ka zbarkuar ditët e fundit në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për gjetjen e 6 personave të shpallur në kërkim për dhunën ndaj dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja. Mësohet se pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit të deputetit, policia bëri kontroll me vendim gjykate.

Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

Kujtojmë se me marrjen e detyrës së re, ministri i Brendshëm Taulant Balla, kërkoi nga drejtuesit e policisë që të arrestojnë djalin dhe vëllezërit e deputetit të dorëhequr të PS-së Rrahman Rraja, pas ngjarjes shokuese në Fushë-Krujë, ku fisi Rraja përfshirë dhe djalin e deputetit, ushtruan dhunë me shkopinj gome dhe bejsbolli ndaj Bilbil dhe Jashar Majës, vetëm për faktin se ishin ankuar se gurorja e fisit Rraja në Borizanë po shkatërronte shtëpitë.

Dhunimi i dy kushërinjve Bilbil e Jashar Maja më 6 korrik nga anëtarë të fisit Rraja është bërë shkak edhe për shkarkimin e tre drejtuesve kryesorë të komisariatit të Krujës.

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhune barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

 

Kronike

Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.

Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka qënë duke lëvizur në këtë aks.

Burime paraprake bëjnë me dije se në makinë ishte duke udhëtuar një familje, babai nëna dhe vajza e tyre. Këta të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë nisur drejt spitalit të Rrëshenit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Continue Reading

Kronike

“Në gjendje shoku”/ Gazetarja zbardh dëshminë e të dashurës: Ergysi i tha që do të martohej me të

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me 3 fëmijët e saj për shkak të tradhëtisë dhe dhunës së bashkëshortit Erdgys Arrazi.

Hoxha u shpreh se e dashura adoleshente e Erdgys Arrazit nuk është rimarrë ende në pyetje nga policia për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike në të cilën ndodhet pas ngjarjes tragjike.

Sipas saj, në dëshminë e parë, e dashura e Erdgys Arrazit ka deklaruar se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë.

“E dashura e Erdgysit nuk është marrë në pyetje derisa të stabilizohet gjendja e saj. Sepse ajo është në shok. Në dëshminë e parë ajo kishte thënë se nuk e kishte takuar kurrë Almën dhe se Erdgysi i kishte thënë se do ndahej nga ajo dhe do martoheshin bashkë.”- tha gazetarja.

Më tej ajo zbuloi se e dashura e Erdgys Arrazit i cili mbahet i arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes, ndodhet në një qendër për gratë dhe se ende nuk dihet nëse do të pyetet në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës apo në qendrën ku ndodhet.

“Aktualisht adoleshentja gjendet në një qendër për gratë për shkak të trajtimit që po merr dhe gjendjes së shokut. Nuk është vendosur ende nëse do të pyetet në ambientet e prokurorisë apo prokurori do të shkojë në qendrën për gratë”- shtoi Hoxha.

Ndërsa mes të tjerash, zbuloi se do të rimerret në pyetje Erdgys Arrazi.

Continue Reading

Kronike

Zbardhen detaje të reja/ Erdgysi i kërkoi llogari kunatës: Pse nuk më tregove që Alma më pa me të dashurën?

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna rreth dy javë më parë, ishte një nga ngjarjet më të rënda të raportuara në vendin tonë.

Ndërsa hetimet vijojnë dhe bashkëshorti i saj ndodhet i arrestuar nën dyshimet se ka qenë ai që e ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të rëndë të vetëflijimit e po ashtu edhe të mbytjes së fëmijëve, detaje të reja janë zbuluar.

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në “Breaking” tha se Erdgysi, burri i të ndjerës, prej një muaji nuk kishte më afrimitet me të dhe se kishte fshirë dhe të gjitha mesazhet që kishte pasur në telefon.

Po ashtu shtoi se ai kur dilte me të dashurën e tij, minorene, bllokonte thirrjet në telefon nga Alma, në mënyrë që të mos shqetësohej.

Hoxha tregon po ashtu se ai i ka thënë kunatës së tij, “pse s’më tregove që Alma më pa?”, duke iu referuar dëshmisë së saj se pak para ngjarjes, e ndjera e kishte parë atë në makinë së bashku me të dashurën.

Gati  2 javë pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku Alma Arrazi i dha fund jetës me 3 fëmijët e mitur në ujërat e lumit Buna, në prokurori është thirrur sërish për t’u marrë në pyetje, kunata e saj, Valentina Arrazi.

Ajo rezulton të jetë personi i fundit që e takoi 39-vjeçaren përpara aktit tragjik.

Për disa orë Arrazi dëshmoi para prokurorit Ledion Tema, pasi ky i fundit kishte të tjera pikëpyetje të lindura nga dëshmia e saj e parë e dhënë menjëherë pas ngjarjes.

Dëshmia e plotë e Valentina Arrazit

Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.

Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanin dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty.

Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”.

Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi.

Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve.

Continue Reading

Kronike

Azgan Mërnica ende në arrati/ Vrasësi i policit dyshohet se është parë në Gjirokastër, mund të dalë jashtë Shqipërisë

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e efektivit të “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, autori i dyshuar, Azgan Mërcina vijon të jetë i lirë.

Policia e Shtetit dhe RENEA vijojnë intensivisht aksionin për gjetjen e 23-vjeçarit, i cili është i armatosur.

Azgan Mernica qëlloi Cenalian me plumb në kokë pas një konflikti të çastit për vendin e makinës. Pasi e qëlloi autori mori makinën, e la te shtëpia e dajës dhe u arratis në këmbë nëpër ara. Sakaq, pasditen e sotme policia ka zgjeruar kërkimet për autorin pasi dyshohet se është larguar në drejtim të Gjirokastrës apo Tepelenës.

Burime të policise së Fierit bëjnë me dije se një person i ngjashëm me autorin është parë në Gjirokaster. Policia po verifikon informacion e marrë dhe për këtë ka lajmëruar policinë e Gjirokastrës.

Gjithashtu Policia ngre dyshimet se Mërnica mund të tentojë të kalojë kufirin e të arratiset drejt Greqisë. Ndërkohë kontrollet vijojnë ne fshatin Pojan. Kontrolle po bëhen po bëhen edhe në stane e tunele në Tepelenë.

Janë  shoqëruar mbi 10 persona për tu pyetur për ngjarjen. Mes tyre janë edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit dhe Ajete Mernica. Kjo e fundit ishte dëshmitare e krimit, pasi ishte në makinë me të birin kur ndodhi ngjarja.

Ajete Mërnica është shprehur se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Ka parë djalin të zbresë nga makina dhe të konfliktohet me policin.

Aty ka dëgjuar një të shtënë arme, dhe më pas djali i saj ka hyrë në makinë dhe kanë ikur në drejtim të banesës së vëllai të Ajete Mernicës. Ajo ka deshmuar se i biri iku me vrap pa i thënë se ku do shkonte.

Ngjarja e rëndë ndodhi, pak pas mesditës së të hënës, në fshatin Baltëz të Fierit, ku 28-vjeçari Novruz Cenalia mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa ishte i veshur me uniformë policie, pasi po shkonte të merrte detyrën.

Ndërsa autori i dyshuar u largua me shpejtësi me një audi ngjyrë blu, të cilën e braktisi në afërsi të shtëpisë së një familjari për tu larguar në këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Pavarësisht kontrolleve edhe me dron, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të tij, ndërkohë që ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Continue Reading

Kronike

Shqiptari përplas me furgon gruan shtatzënë, e dërgon në spital dhe arratiset

Një aksident është regjistruar së fundmi në Itali, ku protagonist është një i ri shqiptar. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari 36-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka përplasur me furgon një grua shtatzënë teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën. Pas aksidentit ai e ka dërguar gruan drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar me nxitim.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shqiptari, banues në Macerata është përfshirë në një tjetër aksident mbrëmjen e 1 Majit në “Via Roma”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar nga policia, dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING