Aktualitet
Dhunë gruas dhe falsifikim patente, prangosen 4 persona në Tiranë
4 persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. 2 janë arrestuar pasi akuzohen për dhunë ndaj gruas, ndërkohë që 2 të tjerët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. I pari për patentë të falsifikuar dhe i dyti pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur
NJOFTIMI I PLOTE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. P., 42 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.