Aktualitet
Dhunimi i 3-vjeçares nga edukatorja, protestë para Ministrisë së Arsimit
Qytetarë të shumtë janë mbledhur ditën e sotme në protestë kundër edukatores që i theu këmbën vajzës së mitur 3-vjeçare. Mësohet se me pankarta në duar dhe me brohorima, ata kanë kërkuar para Ministrisë së Arsimit ndëshkimin e edukatores Majlinda Dehima.
Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Pas ngjarjes, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur.