Kronike
Dhu’nimi i djalit të ish-deputetit të PD-së, procedohen penalisht dy persona

– Dy persona janë proceduar penalisht lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku u dhunua Kristi Fufi djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025”, thotë policia.
19-vjeçari përfundoi në spital një natë më parë pas plagëve të marra në kokë nga goditje me sende të forta. Ndërkohë ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e tij.

