Connect with us

Politike

Dhunimin i avokatit Sokol Mëngjesi/ Meta: Akt kriminal dhe i qëllimshëm

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe për sulmin e dy ditëve ndaj avokatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Metanë një konferencë për media  e cilësoi si një akt kriminal dhe të qëllimshëm. Ai shtoi se trimërimi i këtyre horrave, vjen nga fakti se shteti është kapur nga një kryehorr.

“Një akt kriminal, akt i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave, nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.

Kujtojmë që Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë shëndësore dhe sipas mjekëve të spitalit të Traumës, 72 orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Advertisement