Connect with us

Kosova

Dhunohet deputeti në Kosovë, gruaja dhe vajza e tij e mitur! Policia arreston autorin

-Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha raportohet se është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas mediave në Kosovë, Hoxha është sulmuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur.

Ata dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike me të dyshuarin S.K., rreth 61-vjeçar. Motivi i incidentit, sipas burimeve, mbetet ende i paqartë. Si pasojë e konliktit fizik, deputeti, bashkëshortja e tij N. Hoxha, dhe vajza e tyre e mitur, rreth 14-vjeçare, kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se me datë 1 gusht, rreth orës 18:30, Policia është njoftuar nga QKMF-ja në Dragash se një person është paraqitur me lëndime trupore, të cilat i kishte marrë si pasojë e një përleshjeje të ndodhur në fshatin Zlipotok.

“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë : qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur. Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Advertisement