Aktualitet
Dhunoi barbarisht familjarët, “çmendet” 21 vjeçari, vihet në pranga (Detajet)

Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.”– njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

