Kronike
Dhunoi ish-partneren në sheshin Skënderbej, vihet në pranga 31-vjeçari
Njoftimi i Policisë:
Reagim i DVP Tiranë Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, në sheshin “Skënderbej”, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar, shtetasin J. C., 31 vjeç. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e tij për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në sheshin “Skënderbej” ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.