Connect with us

Kronike

Dhunuan gruan dhe të djalin e komisionerit pas sherrit në votim/ Gruaja e anëtarit të PS-së: Godisnin djalin me arka

Pas incidentit në qendrën e votimit në Pogradec, nipërit e 63-vjeçarit t arrestuar, Luan Tollozhina, shkuan në banesën e komisionerit të Partisë Socialiste Enton Gega dhe dhunuan djalin dhe bashkëshorten e tij. Në një deklarat për mediat, Suela Gega, bashkëshortja e Enton Gegës tregoi se si ndodhir ngjarja e rnd.  Gega tha se djali i tyre, i cili është i operuar dhe me këmbë të thyer, u godit me arka. Ajo u përpoq të mbronte djalin dhe u dhunua fizikisht.

“Godisnin djalin me arka, unë të mbroja djalin më sulmuan edhe mua. Po mbroja djalin e haja unë, se është me këmbë të thyer”, tha Suela Gega.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec/Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e 52 vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.

Advertisement