Connect with us

Kronike

Dhunuan pasagjerin, policia procedon shoferin dhe faturinon e autobusit

Janë shoqëruar në polici shoferi dhe faturinoja i linjës së u Unazës që dhunuan një person.

Pas videos që qarkulloi më rrjetet sociale, janë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41 vjeç, dhe S. S., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç.

Ndaj tyre ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

&

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar ditën e djeshme në portalin JOQ, në të cilën shfaqen dy shtetas (faturino dhe shofer i një linje autobusi) që dhunojnë një shtetas tjetër, në rrugën “Reshit Petrela”, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 menjëherë pas publikimit të pamjeve kanë organizuar punën për identifikimin e personave që shfaqen në video dhe kanë shoqëruar në komisariat shtetasit B. S., 41 vjeç, dhe S. S., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasit B. S., (faturino i autobusit), dhe shtetasi S. S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S. R., 43 vjeç.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje rë lirë për dy autorët e dyshuar, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti urban i “Unazës” u përplas me nëntë automjete të “Ura e Tjavanit”, duke lënë të plagosur disa pasagjerë. Gjithashtu vitin e kaluar urbani is ë njëjtës linjë përfundoi në Lanë, duke tmerruar pasagjerët

Advertisement