Connect with us

Aktualitet

Dhunuan policin/ Në dhomën e shoqërimit thyejnë kamerat, derën dhe kërcënojnë një tjetër efektiv

Dy të rinj, konkretisht të moshave 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e kryqytetit. Blutë bëjnë me dije se të rinjtë, gjatë orëve të para të mëngjesit, kanë dhunuar një punonjës policie për shkak të detyrës. Sakaq mësohet se kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të Komisariatit nr.2, djemtë kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Ndërkohë kanë kërcënuar efektivët e policisë që ndodhëshin në këto ambiente.

NJOFTIMI:

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement