Aktualitet
Dhunuan të moshuarin në Tiranë, ja kush janë ‘të fortët’
Resmi Nika është një nga personat që ka dhunuar të moshuarin 4 ditë më parë në zonën e Astirit. Mësohet se ai ka një përqindje të aksioneve përsa i përket linjës së urbaneve në atë zonë. Ai nuk është arrestuar akoma, ndërsa bëhet me dije se personi tjetër që po dhunon të moshuarin, dyshohet se është personi me inicialet A.S.
Qytetarët raportojnë për JOQ se këta persona sillen gjithmonë në mënyrë të dhunshme me pasagjerët. Resmi Nika dhe shtetasi A.S kanë dhunuar të moshuarin, pasi ky i fundit donte që të sqarohej me shoferin e autobusit që i përplasi nipin me derë.
Në video, nipi i të moshuarit dëgjohet duke qarë me të madhe, por kjo nuk i ka prekur aspak personat. Qindra qytetarë e kanë krahasuar ngjarjen me ngjarjen në Pejë, por në ndryshim nga atje, këtu nuk po merret asnjë masë.