Connect with us

Kosova

Dhuratë për Vuçiç/ Në favor të kujt po shkojnë tensionet në veri?

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë nxitur reagime të shumta ndërkombëtare. Në kohen kur Prishtina dhe Beogradi janë në procesin e bisedimeve për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, këto tensione po shihen si pengesë për procesin e Brukselit.

Duke dënuar këto ngjarje, diplomatë e politikanë vendorë dhe ndërkombëtarë kanë dhënë vlerësimet e tyre se në favor të kujt shkojnë këto trazira.

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, ka thënë se këto ngjarje më së shumti ndihmojnë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe pas vrasjeve masive të njëpasnjëshme në Serbi, për Vuçiç që tani është nën presion të madh persa I takon politikes se brendshme,  këto veprime po i ofrojnë një mundësi të artë atij.

Të njëjtin mendim ka edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Ajo ka thënë se kjo që po ndodh në tri komunat veriore Kosovës është dhurata më e mirë për presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Përveç diplomatëve dhe liderëve evropianë, sulmet në veri i ka dënuar edhe NATO. Kjo organizatë ka kërkuar prej palëve që dhuna të ndalet menjëherë.

Advertisement