Connect with us

Rajon

Dialogu/ Jo vetëm shqiptarët, duam edhe ne…Thirrje për Borrell dhe Lajçak

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka kërkuar që boshnjakët “të përfshihen aktivisht” në negociatat për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se një kërkesë e tillë ka ardhur nga pakënaqësia me statusin e boshnjakëve në Serbi, njëjtë si shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Ftoj zyrtarisht presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mos marrin pjesë në bisedime derisa të vendosen edhe çështjet e Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës në agjendë”, tha Ugljanin.

Ai deklaroi se nga bisedimet e Brukselit serbët në veri të Kosovës po vihen në pozitë të privilegjuar dhe për këtë arsye “boshnjakët e Sanxhakut dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen të lënduar dhe të poshtëruar”.

“Pa reciprocitet dhe simetri të të drejtave, nuk ka paqe të qëndrueshme”, theksoi Ugljanin, duke shtuar se nuk sheh arsye që të përjashtohen boshnjakët dhe shqiptarët nga procesi i negociatave, dhe I beri thirrje emisarit Lajcak dhe kryediplomatit te BE, Borrell që ta korrigjojnë gabimin

Advertisement