Connect with us

Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi/ Uji nuk u kthye në verë

Sipas analistit politik Agon Maliqi, Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti I Serbisë ,ë Bruksel,  janë pajtuar për tekstin kryesor të planit franko-gjerman, por jo edhe për aneksin (planin e zbatimit) i cili, sipas Borrell, pritet të qartësohet në muajin vijues.

“Dilema këtu nuk është nëse asociacioni do të krijohet ose jo, por kur do të krijohet. Serbia e do si hap të parë dhe zhbllokues të hapave të tjerë kurse Kosova me gjasë po e kushtëzon me marrëveshjet e tjera” – shkruan  Maliqi

Ai tha gjithashtu se Plani për marrëveshje është plot me dykuptimësi. Në hyrje të tekstit Kosova efektivisht pranon një fusnotë të dytë apo edhe ia zgjat jetën fusnotës së parë, teksa flitet se palët e arrijnë marrëveshjen “pa paragjykim ndaj pikëpamjeve të ndryshme mbi çështje fondamentale, përfshi ato mbi statusin. Me pak fjalë, sipas Maliqit, Kosova pajtohet me idenë që Serbia të mos e njohë.

“Kur lexon tekstin e marrëveshjes dhe sheh ekzaltimin e militantëve për mospranimin e asociacionit, nuk habitesh aspak se si njerëzit besojnë në mitologji fetare të tipit “Jezusi e ktheu ujin në verë!”. Marrëveshja thjesht rikonfirmon se Kosova i ka humbur tetë vite kot me çmenduri politike për t’u kthyer aty ka qenë, ‘te shishja e ujit’. Verë ka vetëm në sytë e besimtarëve” – shkruan analisti nga Kosova

Advertisement