Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi/ Zhgënjime dhe ngërç për Trump 1 dhe Trump 2
Bashkëpunëtori i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Bruksel, Toby Vogel, tha se “Plani franko-gjerman për Kosoven dhe Serbinë, supozohej të ofronte një lloj momenti të ripërtërirë në dialog duke përcaktuar një lloj faze të ndërmjetme, por qe ka rezultuar ne nje ngërç”.
“Tani, mendoj se qeveria gjermane e ka pranuar këtë dhe ka theksuar se marrëveshja finale, obliguese dhe gjithëpërfshirëse për normalizim nënkupton se njohja de facto e Kosovës nga Serbia është e dobishme. Në një farë kuptimi, ne po kthehemi tek faza e parë e ditëve të para të dialogut kur ishte shumë, shumë i qartë qëllimi përfundimtar. Por është pak zhgënjyese se u deshën vite për të ecur nga ajo pikë deri në një pike tjetër, dhe kjo është zhgënjyese” – deklaroi Vogel
I pyetur nese pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian dhe SHBA, do kete presion disproporcional mbi Kosovën, ai theksoi:
“Kjo, natyrisht, është shumë e vështirë të parashikohet. Ne nuk e dimë nëse do të ketë një administrate të dytë Trump. Ne madje as nuk e dimë nëse do të ketë një administrate të dytë Biden, në rast se Trump humbet. Por duke supozuar për një moment, se do të ketë një Administratë të dytë Trump, mendoj se presioni do të jetë në mënyrë disproporcionale mbi Kosovën, madje edhe më disproporcionale se sa është aktualisht. Pra, në njëfarë kuptimi, në fakt nuk mendoj që politika e administratës së Biden karshi Ballkanit, në aspektin rajonal dhe Kosovës e Serbisë në veçanti, është plotësisht ndryshe nga Trump 1 ose Trumpi 2 i mundshëm”