LAJMI I FUNDIT
Dialogu me Kosovën, Stefanoviç i kërkon BE-së të mos bëjë marrëveshje me Vuçiç
Politikani serb, Borko Stefanoviç, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të mos bëjë marrëveshje me Aleksandër Vuçiçin, meqë sipas tij “është gjithmonë e rrezikshme të bësh marrëveshje me diktatorët në largim, të cilët I ndajnë interesat si bixhozxhinj të dehur në këmbim të mbetjes në pushtet”. Stefanoviq ka thënë se “s’ka zgjidhje të qëndrueshme për serbët në Veri të Kosovës, derisa për të diskutojnë njerëz si Vuçiçi dhe Kurti”, të cilët sipas tij “s’kanë hequr dorë nga dhuna apo lidhjet me krimin”. Nga ana tjetër, politikani serb Vuk Drashkovic ka thënë se “Një gënjeshtër e vazhdueshme sistematike politike po përhapet, se Sllobodan Milloshevici fitoi në vitin 1999, se NATO bombardoi Serbinë pa asnjë arsye, se Kosova është në Serbi, pjesë integrale e Serbisë, sipas rezolutës 1244. Dhe të gjitha këto, shiten si të vërteta zyrtare”. I pyetur nëse ka pasur akt terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, ai theksoi se e gjithë bota e qytetëruar thotë se ka patur dhe vlerësoi se ishte vetëvrasje për Serbinë . Për politikanin Vuk Drashkovic, serbët e vrarë në Kosovë janë edhe terroristë edhe dëshmorë “Ata i shtynë të jenë terroristë, por në fakt janë viktima të atyre që i shtynë në këtë aksion të çmendur”. Rezultati është humbja e jetës së tyre. Tani i gjithë populli serb identifikohet me ta dhe ata janë sërish viktima” – theksoi ai, duke potencuar se “As populli serb nuk është kriminel, as populli shqiptar nuk është kriminel dhe në të dy kombet, ka nga ata që imponohen si ndërgjegjja dhe udhëheqësit e tyre”.