Connect with us

Kosova

Dialogu politik e ktheu Kosovën nga një vend i pavarur në një vend me pyetje të hapura

Profesori i shkencave politike Nezir Kraki tha se dialogu politik Prishtinë-Beograd, e ktheu Kosovën nga shtet i pavarur në një shtet me pyetje të hapura.

Kraki u shpreh se kalimi te teknikat në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve i kushtoi Kosovës duke ngrirë procesin e njohjeve.

“Bisedimet që filluan teknikisht në vitin 2011 u bënë politike në vitin 2013”, tha Kraki dhe shtoi se ngrirja erdhi mbi të gjitha marrëveshjet që ishin nënshkruar ndërkohë, por edhe me disa përfaqësi të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku përfaqësues të Kosova thanë se janë duke biseduar me Serbinë.

“Ne kemi ende pyetje të hapura, ai cikël, sidomos pas vendimit të GJND-së në vitin 2010, ishte një lloj cikli i çorientimit në lidhje me njohjet dhe e ktheu Kosovën nga një shtet legjitim dhe i pavarur që kërkon njohje, në një shtet me pyetje të hapura” – theksoi Kraki duke shtuar se shumë vende që ishin te lëkundura për pavarësin,ë vendosën të presin se çfarë do të arrijnë Kosova dhe Serbia përmes dialogut dhe pastaj të vendosin.

“Kosovës i kushtoi ngrirja e procesit të njohjeve, duke pritur që diçka e re të dalë nga dialogu” – potencoi Kraki

Advertisement